Rubio:SHBA e angazhuar për NATO, por Evropa duhet të shpenzojë për mbrojtje
G.K/RTKlive
Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi se Uashingtoni mbetet i angazhuar për NATO-n, por kërkoi që aleatët evropianë të rrisin shpenzimet për mbrojtjen, duke theksuar se do t’u jepet kohë për të arritur objektivin.
Rubio e bëri këtë deklaratë gjatë takimit me ministrat e jashtëm të NATO-s në Bruksel, duke shtuar se çdo anëtar duhet të angazhohet për të arritur deri në 5% të PBB-së për mbrojtjen, raporton Reuters.
Pavarësisht tensioneve për tarifat tregtare të Presidentit Donald Trump, Rubio theksoi se SHBA-ja do të vazhdojë të mbetet një mbështetje e fuqishme për NATO-n, por bëri të qartë se aleatët evropianë duhet të kontribuojnë më shumë për sigurinë e kontinentit. Ai theksoi se arritja e objektivit të 5% do të jetë një proces afatgjatë, por rruga për këtë duhet të jetë e qartë dhe reale.
NATO ka vlerësuar se disa shtete të mëdha të Evropës, si Italia dhe Spanja, janë ende nën objektivin aktual prej 2% të PBB-së për shpenzimet e mbrojtjes.























