Izraeli vazhdon me sulme brenda Sirisë, rriten tensionet me Turqinë
Luan Qorraj /RTK
Izraeli ka vazhduar me sulme ajrore brenda Sirisë, duke rritur kështu edhe më tej tensionet me Ankaranë, e cila ka njoftuar se planifikon të zhvendosë aeroplanë dhe sisteme mbrojtëse në disa pjesë të Sirisë.
Aviacioni izraelit ka vazhduar me sulme ajrore brenda Sirisë duke goditur disa depo të mbetura të armatimit të forcave të Asadit dhe dy aeroporte ku, sipas Tel Avivit ende kishte armatime të mbetura të forcave të ish-diktatorit Sirian.
Edhe pse, zyrtarët Izraelit insistojnë se të gjitha sulmet në siri kanë për qëllim shkatërrimin e armeve të mbetura të regjimit të Asadit, vazhdimësia e këtyre sulmeve po rrit tensionet në skenën ndërkombëtare.
Përderisa zyrtarët gjermanë kanë kërkuar që Izraeli të ndalon këto sulme duke shtuar se ato janë në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare përderisa sulmet po kritikohen edhe nga disa vende të rajonit.
Këto operacione gjithashtu kanë rritur tensionet me Turqinë e cila ka planet e veta për Sirinë.
Ministri i jashtë Turk, Hakan Fidan, i cili gjendet në Bruksel, ka thënë se Ankaraja nuk dëshiron konfrontim me Izraelin në Siri por edhe shtoi se operacionet izraelite brenda Sirisë janë duke krijuar kushte për jo stabilitet rajonal në të ardhmen.
Turqia, e cila tanimë ka një numër të madh të trupave brenda Sirisë, është gjithashtu duke planifikuar prani më të madhe ushtarake në atë vend. Është bërë e ditur se Ankaraja do të
zhvendosë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe aeroplanë luftarak në disa ish-baza të ushtrisë siriane, përfshirë edhe ato të cilat gjatë ditëve të fundit u goditën nga sulmet Izraelite.
Tel Aviv ende nuk ka komentuar rreth këtij vendimi por besohet se një prani e tillë do të krijon rrezik të drejtpërdrejtë nga konfrontimi ushtarak me Izraelin nëse Ttel Avivi vazhdon me sulme.























