Ukrainë, 16 persona janë vrarë, përfshirë 6 fëmijë, nga sulmi raketor rus
BKT
Rajoni dhe Bota

Ukrainë, 16 persona janë vrarë, përfshirë 6 fëmijë, nga sulmi raketor rus

Bardhyl Bajrami/ rtk

Ushtria ruse ka kryer një sulm me raketë balistike në qytetin Krivi Rih të Ukrainës, ku janë vrarë 16 persona, përfshirë 6 fëmijë si dhe janë lënduar 40 të tjerë. Është e qartë se Rusia nuk është e interesuar për armëpushim ka thënë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski.

Të paktën 16 persona kanë vdekur, në mesin e tyre edhe 6 fëmijë, nga një sulm raketor i Rusisë në qytetin Kryvyi Rih të Ukrainës. Oleksandr Vilkul, kryebashkiaku i qytetit, ka thënë se raketa balistike ruse ka rënë mu në qendër të një zone banimi.

Ky është një nga sulmet më vdekjeprurëse në Kryvyi Rih që nga fillimi i luftës për pushtimin e Ukrainës nga Rusia, në shkurt të vitit 2022, e po ashtu ka ndodhur në një kohë kur presidenti  amerikan, Donald Trump, po bën përpjekje për arritjen e një armëpushimi.

Presidenti ukrainas ka thënë se janë dëmtuar të paktën 5 ndërtesa nga ky sulm i së premtes.

“Është e qartë se Rusia nuk është e interesuar për armëpushim”, ka thënë presidenti ukrainas.

Kreu i rajonit Kryvyi Rih ka thënë se si pasojë e sulmit janë lënduar të paktën 40 persona, në mesin e të cilëve një foshnje tre muajshe.

Kryvyi Rih ndodhet rreth 70 km nga vija e frontit në lindje të Ukrainës dhe ka një popullsi prej rreth 600 mijë banorë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota