Zelensky: Forcat ukrainase po përparojnë në një rajon të Rusisë
Luan Qorraj / RTK
Derisa zyrtarët rus thonë se forcat e tyre janë duke i larguar njësitet e fundit ukrainase nga rajoni i Kurskut, presidenti Volodymyr Zelensky, për herë të parë konfirmoi se forcat ukrainase përsëri gjenden brenda Rusisë.
Zyrtarët në Moskë kanë thënë se forcat ruse janë në proces të largimit të njësiteve të fundit ukrainase që ende mbajnë territor në rajonin e Kurskut - pjesës së Rusisë e cila nga vera e kaluar kontrollohet prej ushtrisë ukrainase. Sipas Moskës, ushtria ruse është duke zhvilluar operacione në fshatin Guyevo si dhe dy vendbanime tjera që janë ende nën kontrollin ukrainas - besohet se momentalisht, Ukraina ende kontrollon rreth 60 kilometra katror të territorit në Kursk por duket se të gjitha njësitet ukrainase janë duke u tërhequr ngadalë.
Por, përderisa po tërhiqen nga Kursku, ushtria ukrainase ka filluar me operacione intensive në një rajon tjetër kufitar të Rusisë, Bolgorod, presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky, për herë të parë ka konfirmuar raportet se njësitet ukrainase janë duke marrë dhe duke mbajtur territor në këtë rajon.
Ai shtoi edhe se Ukraina "do të vazhdon të kryen operacione brenda Rusisë pasi që lufta duhet të kthehet atje prej ku filloi".
Ende nuk ka njoftime të sakta se sa kanë përparuar ukrainasit brenda Bolgorodit por, disa njoftime thonë se momentalisht Ukraina ka hyrë më shumë se 20 kilometra brenda territorit rus me mijëra ushtarë dhe mjete luftarake dhe se është duke vazhduar përparimin.























