Zelenksy: Rusia nuk e respektoi armëpushimin për Pashkët
BKT
Rajoni dhe Bota

Zelenksy: Rusia nuk e respektoi armëpushimin për Pashkët

Bardhyl Bajrami / RTK

Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha të dielën se ushtria ruse po pretendon për një armëpushim të Pashkëve të shpallur nga Presidenti Vladimir Putin, por ka vazhduar përpjekjet gjatë natës për të shkaktuar humbje në vijën e parë në Ukrainë.

“Në përgjithësi, që nga mëngjesi i Pashkëve, mund të themi se ushtria ruse po përpiqet të krijojë një përshtypje të përgjithshme për një armëpushim, por në disa vende ajo nuk braktis përpjekjet individuale për të avancuar dhe për të shkaktuar humbje ndaj ukrainasve”, ka deklaruar Zelenskiy në një postim në mediat sociale.

Disa orë përpara se të shkonte në një shërbim të Pashkëve Ortodokse vonë të shtunën, presidenti Putin shpalli armëpushimin e papritur njëditor, duke urdhëruar forcat e tij të "ndalonin të gjithë aktivitetin ushtarak" përgjatë vijës së frontit në luftën trevjeçare.

Gjesti pasoi një njoftim të SHBA-së se mund të braktiste bisedimet e paqes brenda disa ditësh, nëse Moska dhe Kievi nuk tregojnë se ishin seriozë për negociatat.

Luftimet do të ndaleshin nga ora 18:00 sipask kohës së Moskës të shtunën deri në mesnatën e së dielës mbrëma, ka thënë Putin.

Por Zelenskiy tha se kishte pasur qindra raste të granatimeve të shtunën në mbrëmje. Sipas tij, të dielën heret, forcat ukrainase raportuan 59 raste të bombardimeve dhe pesë tentativa sulmi përgjatë vijës së frontit.

“Rusia duhet të përmbushë plotësisht kushtet e armëpushimit”, ka thënë Zelenskiy.

Ai përsëriti se Kievi ishte i gatshëm të zgjaste armëpushimin për 30 ditë, por shtoi se nëse Rusia vazhdonte të luftonte të dielën, edhe Ukraina do të përgjigjej në të njejtën mënyre.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota