Konfirmon Vatikani, varrimi i Papës të shtunën në orën 10:00
BKT
Rajoni dhe Bota

Konfirmon Vatikani, varrimi i Papës të shtunën në orën 10:00

Dardan Ramabaja / RTK

Kardinalët po takohen në Vatikan pas vdekjes së Papa Françeskut, për të planifikuar funeralin e kreut të kishës, ku do të marrin pjesë shumë liderë nga bota.

Varrimi i Papa Françeskut do të bëhet të shtunën në orën 10:00 sipas kohës ka konfirmuar Vatikani zyrtar.

Vatikani ka publikuar gjithashtu imazhe të Papa Françeskut në një arkivol të hapur, i veshur me një mantel të kuq me mitra papale në kokë dhe një rruzare në dorë.

Ai do të dërgohet në Bazilikën e Shën Pjetrit të mërkurën në mëngjes, ku arkivoli i tij do të qëndrojë deri në varrim, në mënyrë që publiku të bëjë nderimet e tyre.

Ndërkohë, Kardinalët u mblodhën në Vatikan për të planifikuar funeralin e Papa Françeskut, në të cilin liderë nga e gjithë bota do të marrin pjesë përpara procesit të muajit të ardhshëm për të zgjedhur kreun të ri të Kishës Katolike Romake.

Vdekja e tij e papritur vuri në lëvizje ritualet e lashta, pasi Kisha 1.4 miliardë anëtarëshe filloi kalimin nga një papë në tjetrin, duke përfshirë thyerjen e "Unazës së Peshkatarit" dhe vulës së plumbit të papës, të përdorura gjatë jetës së tij për të vulosur dokumente, kështu që ato nuk mund të përdoren nga askush tjetër.

Në një shkëputje nga tradita, Françesku konfirmoi në testamentin e tij të fundit të lëshuar të hënën se dëshironte të varrosej në Bazilikën e Shën Marisë Major të Romës dhe jo në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Vdekja e Papës ka shkaktuar një derdhje pikëllimi nga katolikët anembanë globit ndërsa shumë liderë pritet të marrin pjesë në varrim.

Presidenti i SHBA Donald Trump, i cili u përplas vazhdimisht me Papën për emigracionin, tha se ai dhe gruaja e tij do të fluturonin për në Romë për funeralin e tij.

Ndër krerë e tjerë të shteteve që do të marrin pjesë janë Javier Milei, presidenti i Argjentinës, që është vendlindja e Françeskut dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota