Sudan, humbin jetën më shumë se 30 njerëz në sulmin e fundit në Darfur
BKT
Rajoni dhe Bota

Sudan, humbin jetën më shumë se 30 njerëz në sulmin e fundit në Darfur

M.M./ RTKlive

Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë të Sudanit (RSF) kanë vrarë më shumë se 30 njerëz në një tjetër sulm vdekjeprurës në rajonin Darfur, të shkatërruar nga lufta.

RSF dhe milicitë aleate nisën një ofensivë në El-Fasher, kryeqyteti i provincës së Darfurit të Veriut, të dielën, thanë Komitetet e Rezistencës dhe një grup aktivistësh, raporton euronews.

Dhuna vazhdoi të hënën, në ndërtesa banimi dhe tregje të hapura të granatuara në qytet, sipas grupit. RSF nuk ka komentuar publikisht mbi sulmet.

El-Fasher është qyteti i fundit i madh në rajon ende nën kontrollin e ushtrisë sudaneze, e cila ka luftuar kundër RSF-së që kur Sudani hyri në luftë civile dy vjet më parë.

Dhuna e së dielës erdhi pas një sulmi shumë-ditor një javë më parë ushtruar nga RSF dhe milicitë aleate të saj në El-Fasher dhe kampet aty pranë, në Zamzam dhe Abu Shouk ndaj njerëzve të zhvendosur vranë më shumë se 400 njerëz, sipas zyrës humanitare të OKB-së.

Kjo ofensivë detyroi deri në 400,000 njerëz të largoheshin nga Zamzami, kampi më i madh i tillë në Sudan, i cili tani është nën kontrollin e RSF-së dhe i paarritshëm për punonjësit e ndihmës, tha OKB.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota