Sarajevë, përpjekja për të ndaluar Dodikun u pengua nga MPB-ja e RS-së
BKT
Rajoni dhe Bota

Sarajevë, përpjekja për të ndaluar Dodikun u pengua nga MPB-ja e RS-së

M.M./ RTKlive

Pjesëtarë të Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) tentuan të ndalojnë presidentin e entitetit serb, Milorad Dodik, këtë mbrëmje, në Qendrën Administrative të Qeverisë së Republikës Serbe në Sarajevën Lindore, konfirmohet për BHRT nga SIPA.

"Mund të konfirmoj se anëtarët e SIPA-s ndodheshin në Qendrën Administrative të Qeverisë së Republikës Serbe në Sarajevën Lindore, lidhur me veprimin me urdhër të Gjykatës së Bosnjë-Hercegovinës, në lidhje me veprën penale të mosekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës", tha Jelena Mioviç, zëdhënësja e SIPA-s.

Kujtojmë se gati dy muaj më parë, Dodik nënshkroi dekretin me të cilin hynë në fuqi ligjet që ndalojnë punën e Gjykatës së Bosnjë-Hercegovinës, Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinës dhe SIPA-s.

Ndërkohë, Prokuroria e Bosnjë-Hercegovinës ka lëshuar një urdhër arresti për Dodikun, si dhe për kryeministrin e RS, Radovan Viškoviç, dhe Nenad Stevandiq, kreun e Asamblesë së Entitetit Serb.

Ata dyshohen për veprën penale të sulmit ndaj rendit kushtetues të Bosnjë-Hercegovinës.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota