Stabilizohet gjendja me rrymë në Spanjë e Portugali
BKT
Rajoni dhe Bota

Stabilizohet gjendja me rrymë në Spanjë e Portugali

Luan Qorraj

Zyrtarët në Spanjë, Portugali dhe Francë kanë njoftuar se gjendja me energjinë elektrike është stabilizuar , pas ndërprerjes së djeshme e cila la tërë gadishullin Iberian dhe pjesët Jugore të Francës pa energji.

Ndërprerja, e cila goditi gadishullin iberian dje, shkaktoi probleme të mëdha duke bllokuar metrotë, linjat e ndryshme të trenave, aeroporte si dhe gati të gjitha shërbimet e qytetarëve dhe transaksionet ekonomike madje, Spanja, gjatë orëve të mbrëmjes shpalli gjendje emergjente për shkak të kaosit të shkaktuar shumë mediume spanjolle dhe portugeze kanë thënë se, gjatë kohë sa zgjati ndërprerja, vendet e tyre u kthyen në shekullin e 19 duke shtuar se jeta e përditshme ishte paralizuar tërësisht.

 Autoritetet kanë thënë se, që nga orët e mëngjesit, energjia është rikthyer në gati të gjitha pjesët e Portugalisë dhe Spanjës si dhe në tërë Francën jugore dhe kanë shtuar se besojnë që i tërë gadishulli iberain do të ketë energji të mjaftueshme brenda 12 orëve të ardhshme.

 Megjithatë, zyrtarët ende nuk din se çka ka shkaktuar këtë ndërprerje masive, disa prej tyre , duke iu referuar teorive të cilat u paraqiten në mediume, kanë thënë se "deri me tani" nuk ka prova se ndërprerja ndodhi si pasojë e ndonjë sulmi kibernetik por hetuesit kanë deklaruar se ende "nuk e kanë përjashtuar" asnjë mundësi dhe se janë duke punuar për të kuptuar se çka shkaktoi ndërprerjen.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota