Raundi i bisedimeve SHBA-Iran për armët bërthamore është shtyrë
BKT
Rajoni dhe Bota

Raundi i bisedimeve SHBA-Iran për armët bërthamore është shtyrë

M.M./ RTKlive

Negociatat midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbi programin bërthamor, të planifikuara këtë fundjavë, janë shtyrë.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Jashtëm i Omanit, Badr al-Busaidi, përmes një postim në platformën sociale X.

"Për arsye logjistike, po e riplanifikojmë takimin SHBA-Iran, i planifikuar paraprakisht për të shtunën, më 3 maj", shkroi ai. "Datat e reja do të njoftohen kur të bien dakord reciprokisht", raporton AP

Al-Busaidi, i cili ka ndërmjetësuar bisedimet në tre raunde deri më tani, nuk dha detaje.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, deklaroi se bisedimet  "janë shtyrë me kërkesë të ministrit të Jashtëm të Omanit". Ai tha se Irani mbetet i përkushtuar për të arritur "një marrëveshje të drejtë dhe të qëndrueshme".


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota