BE debaton për arrestimin e gazetarit suedez nga policia turke
BKT
Rajoni dhe Bota

BE debaton për arrestimin e gazetarit suedez nga policia turke

M.M./ RTKlive

Procesi ligjor i Turqisë kundër gazetarit suedez, Joakim Medin, do të debatohet në Parlamentin e BE-së. Kjo mund të rezultojë në një kërkesë të BE-së që Turqia ta lirojë menjëherë atë nga burgu.

Eurodeputetët e Partisë së Majtë, Jonas Sjöstedt dhe Hanna Gedin, së bashku me Giorgos Georgiou nga Qiproja, kanë paraqitur një propozim që dënon arrestimin e gazetarit, duke kërkuar që Medin dhe gazetarë të tjerë që janë burgosur për "ushtrimin e lirisë së shprehjes" të lirohen menjëherë, raporton Aftonbladet.

Propozimi është planifikuar të debatohet në parlament të mërkurën dhe do të votohet të enjten në orën 12:00.

“Me shumë gjasa, Parlamenti i BE-së do ta dënojë arrestimin dhe do të kërkojë lirimin e Joakim Medinit”, tha Jonas Sjöstedt për mediet suedeze në fillim të kësaj jave kur ishte në Ankara për të ndjekur gjyqin.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota