Shtatë të vdekur në aksidentin me autobus turistik në Yellowstone
BKT
Rajoni dhe Bota

Shtatë të vdekur në aksidentin me autobus turistik në Yellowstone

M.M. /RTKlive

Shtatë persona kanë humbur jetën në një përplasje midis një autobusi turistik dhe një kamioni pranë Parkut Kombëtar Yellowstone në Shtetet e Bashkuara.

Aksidenti ndodhi të enjten, sipas orës lokale, pranë Parkut Shtetëror të Liqenit Henrys në Idahon lindore. Tetë persona të tjerë janë plagosur, raporton CNN.

Të dy automjetet u përfshinë nga flakët dhe aksidenti është duke u hetuar. Gjashtë nga shtatë të vdekurit vijnë nga vende jashtë Shteteve të Bashkuara.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota