Stojanoviq dorëzon kallëzim penal kundër Dodikut për nxitje të urrejtjes
BKT
Rajoni dhe Bota

Stojanoviq dorëzon kallëzim penal kundër Dodikut për nxitje të urrejtjes

B.H./RTKlive

Nënkryetari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Igor Stojanoviq, ka bërë të ditur se i është drejtuar zyrtarisht Prokurorisë së Bosnjë e Hercegovinës me një kallëzim penal kundër Milorad Dodikut, për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit kombëtar, racor dhe fetar, në përputhje me Kodin Penal të Bosnjë e Hercegovinës.

Në kallëzimin e tij, Stojanoviq thekson se deklaratat publike të Dodikut kanë qenë të drejtuara në mënyrë fyese ndaj njërit prej popujve konstituivë – boshnjakëve – duke cenuar rëndë dinjitetin e tyre dhe duke vënë në rrezik të drejtat e garantuara me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare për lirinë e fesë, kulturës dhe të gjitha lirive themelore.

"Nuk kam vetëm një detyrim institucional, por edhe një përgjegjësi morale për të reaguar kur vihen në rrezik themelet e shtetit tonë – barazia, siguria dhe dinjiteti i qytetarëve tanë. Heshtja përballë gjuhës së urrejtjes nuk është opsion", deklaroi Stojanoviq.

Ai shtoi se Bosnja e Hercegovina është shtet i të gjithë popujve dhe qytetarëve të saj, e themeluar mbi vlerat e luftës kundër fashizmit, lirisë dhe barazisë. "Patriotizëm do të thotë të mbrosh dinjitetin e çdo njeriu dhe të ruash vlerat mbi të cilat qëndron kjo shoqëri", përfundoi ai.

Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka lëshuar një fletarrestim për Dodikun pasi ai po refuzon të përgjigjet për sulm ndaj rendit kushtetues të vendit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota