Në Vatikan sot fillon procesi për zgjedhjen e papës
BKT
Rajoni dhe Bota

Në Vatikan sot fillon procesi për zgjedhjen e papës

Bardhyl Bajrami / RTK

Në Vatikan sot ka filluar procesi i zgjedhjes së Papës së ri. Aty janë mbledhur rreth 130 kardinalë nga mbarë bota, të cilët pasditen e sotme janë mbyllur në kapelën Sistine, deri në zgjedhjen e Papës.

Më shumë se 130 kardinalë nga e mbarë bota janë mbledhur në Vatikan për ta nisur procesin për zgjedhjen e Papës së ri, pas vdekjes së Papa Françeskut.

Pasditen e sotme, kardinalët janë mbyllur në atë që njihet si Kapela Sistine për të hedhur votën e tyre. Ata hyjnë në kapelën Sistine rreth orës 17:30 dhe nuk do të kenë më kurrfarë komunikimi me botën e jashtme deri në zgjedhjen e Papës së ri.

Kjo shënon edhe fillimin e asaj që njihet si konklavë, fjalë e cila prejardhjen e ka nga latinishtja, që do të thotë mbyllur me çelës.

Pas votimit të parë, tymi do të dalë nga oxhaku i kapelës Sistine, që njofton për procesin. Nëse tymi që del është i zi, do të thotë se Papa nuk është zgjedhur dhe se votimi do të përsëritet nesër, ndërsa tymi i bardhë do të thotë se është zgjedhur kreu i ri i Kishës Katolike.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota