Trump ofron ndihmë për de-eskalimin e konfliktit mes Indisë dhe Pakistanit
G.K/RTKlive
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, inkurajoi de-eskalimin mes Indisë dhe Pakistanit sot pas një eskalimi të ashpër mes dy shteteve. Ai tha në Zyrën Ovale se ishte i gatshëm të ndihmonte për të zbutur dhunën aktuale.
“Pozita ime është se unë shkoj mirë me të dyja. I njoh të dyja shumë mirë dhe dua t’i shoh që të punojnë për të zgjidhur këtë çështje. Dua t’i shoh që të ndalojnë, dhe shpresoj se mund të ndalojnë tani,” tha Trump, duke shtuar se situata ishte “shumë e tmerrshme.”
“Ata kanë bërë një shkëmbim të ashpër, kështu që shpresoj se mund ta ndalojnë tani, por unë i njoh të dyja. Shkoj mirë me të dyja shtetet, kemi marrëdhënie shumë të mira me të dyja, dhe dua t’i shoh që ndalojnë. Dhe nëse mund të bëj diçka për të ndihmuar, do ta bëj. Do të jem aty,” shtoi ai.
Derimë tani, nuk është e qartë sa i madh është roli i SHBA-së në ndërmjetësimin e konfliktit. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, i cili është gjithashtu këshilltar i përkohshëm për sigurinë kombëtare, ka biseduar me zyrtarë nga India dhe Pakistani mbrëmjen e djeshme, shkruan CNN.























