Kardinalët prapë nuk e zgjodhën Papën e ri, votimi tjetër pasdite
BKT
Rajoni dhe Bota

Kardinalët prapë nuk e zgjodhën Papën e ri, votimi tjetër pasdite

Bardhyl Bajrami / RTK

As në votimin e dytë, kardinalët e mbledhur në kapelën Sistine nuk e zgjodhën Papën e ri, pasi doli tym i zi nga oxhaku. Një votim tjetër pritet pasditen e sotme, ndërsa një prift në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan ka thënë se përvoja e pritjes së daljes së tymit nga oxhaku është përvojë shprese.

Kardinalët e mbledhur në Kapelën Sistine në Vatikan, as sot ditën e dytë të Konklavës, nuk ia dolën të zgjedhin Papën e ri pasi edhe pas votimit të sotëm, tymi nga oxhaku i Kapelës ishte i zi. Qytetarët e mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit në pritje të tymit që do të dalë nga oxhaku, sapo panë se ishte i zi, filluan të largohen pasi votim tjetër nuk do të ketë para së paku orës 16.

Për shumë kardinalë po flitet se mund të jenë pasardhës të Papa Françeskut ndërsa ndër pretendent kryesor thuhet se janë disa. Njëri nga ta është Pietro Parolin, këshilltari kryesor i Papa Françeskut dhe sekretar i shtetit të Vatikanit.

Një tjetër është Peter Kodwo Appiah Turkson, kardinali i parë nga Gana që kardinal u bë në kohën e Gjon Palit të Dytë në vitin 2003. Ishte i parapëlqyer për tu bërë Papë në kohën kur u zgjodh Papa Françesku.

Kardinali Fridolon Ambongo Besungu nga Republika Demokratike e Kongos, i cili në Kinshasa ishte Kryeipeshkvi për shtatë vjet. Kardinali Luis Antonio Gokim Tagle nga Filipinet, është përmendur si një zgjedhje e mundshme. Kisha katolike ka ndikim të madh në vendin e tij të lindjes, në Filipine, ku rreth 80% e popullsisë është katolike.

E janë përmendur edhe Kardinalët Robert Prevost dhe Joseph Tobin si kandidat potencial. Cildo nga këta dy që mund eventualisht të zgjidhet, do të jetë për here të parë një papë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në sheshin e Shën Pjetrit, një prift i ka thënë një gazetari se përvoja e pritjes së daljes së tymit nga oxhaku i Kapelës, është një përvojë shprese.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota