India e Pakistani akuzojnë njëra-tjetrën për sulme me dronë dhe bombardime
BKT
Rajoni dhe Bota

India e Pakistani akuzojnë njëra-tjetrën për sulme me dronë dhe bombardime

G.K/RTKlive

Sirenat e alarmit dhe shpërthimet kanë tronditur qytetin e Jammu në Kashmirin e kontrolluar nga India, me banorët që raportojnë për shpërthime dhe drita të kuqe nga projektilet në qiell. India ka akuzuar Pakistanin për përpjekje sulmi me drone, ndërsa Pakistan ka thënë se ka qëlluar dronët e lëshuar nga India, duke rritur tensionet mes dy shteteve bërthamore.

India ka pranuar se ka sulmuar sistemin e mbrojtjes ajrore të Pakistanit, ndërkohë që Islamabad ka deklaruar se ka rrëzuar disa dronë. India ka thënë se ka "neutralizuar" përpjekjet e Pakistanit për të goditur objektiva ushtarake, shkruan Independent.

Nju Delhaja ka bërë të ditur se ka reaguar pas sulmit të armatosur që vrau 26 persona, shumica e turistëve hindu, në Kashmirin e kontrolluar nga India muajin e kaluar. Nga ana tjetër, Pakistani ka deklaruar se ka vrarë "40-50" ushtarë indiane me bombardime në instalime ushtarake përgjatë Linjës së Kontrollit (LoC), kufiri de facto në Kashmir.

Sipas policisë indiane, të paktën 16 civilë dhe një ushtar indian janë vrarë në bombardimet e rënda në distriktin Poonch të Indisë.

Për më tepër, India është akuzuar për censurë nga platforma X, pasi ka urdhëruar bllokimin e mijëra llogarive, përfshirë ato të organizatave ndërkombëtare të lajmeve. X e ka quajtur këtë një akt censure dhe shkelje të të drejtave të lirisë së fjalës.

"Blokimi i llogarive të plota nuk është vetëm i panevojshëm, por është një formë censurimi e përmbajtjes ekzistuese dhe të ardhshme, dhe është në kundërshtim me të drejtën themelore të lirisë së fjalës," postoi X.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota