Trump njofton planin për heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë
M.M./ RTKlive
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se planifikon të heqë sanksionet ndaj Sirisë, pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Asadit.
Trump, në një fjalim në një forum investimesh saudite, tha se e mori vendimin pasi e diskutoi atë me Princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, si dhe me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
"Siria, ata kanë pasur pjesën e tyre të trazirave, luftës, vrasjeve në shumë vite. Kjo është arsyeja pse administrata ime tashmë ka ndërmarrë hapat e parë drejt rivendosjes së marrëdhënieve normale midis Shteteve të Bashkuara dhe Sirisë për herë të parë në më shumë se një dekadë", tha ai, duke vënë në dukje se Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, pritet të takohet me ministrin e Jashtëm të Sirisë në Turqi "më vonë këtë javë".
Regjimi i Asadit ra gjatë administratës Biden në dhjetor, dhe administrata e re në Siri ka shpresuar që Trump do të shqyrtojë heqjen e sanksioneve ndëshkuese ndaj vendit, raporton CNN.
"Sanksionet ishin brutale dhe paralizuese dhe shërbyen si një funksion i rëndësishëm – me të vërtetë një funksion i rëndësishëm – megjithatë, në atë kohë. Por tani është koha e tyre për të shkëlqyer", shtoi ai. "Kështu që them: 'Paç fat, Siri'. Na trego diçka shumë të veçantë”, u shpreh Trump.
Ai shfaqi shpresën që qeveria e re siriane “të ketë sukses në stabilizimin e vendit duke ruajtur paqen”.
Presidenti i ri sirian, Ahmad al-Sharaa, themeloi më parë një grup militant të njohur si Jabhat al-Nusra ("Fronti i Fitores" në anglisht), i cili premtoi besnikëri ndaj al-Kaedës. Por në vitin 2016, ai u nda nga grupi terrorist, sipas Qendrës Amerikane për Analiza Detare.























