Gjykata e Mbretërisë së Bashkuar akuzon 3 iranianë për terrorizëm
BKT
Rajoni dhe Bota

Gjykata e Mbretërisë së Bashkuar akuzon 3 iranianë për terrorizëm

M.M. /RTKlive

Tre shtetas iranianë janë paraqitur në gjykatë pasi policia në Mbretërinë e Bashkuar i akuzoi ata për vepra penale të sigurisë kombëtare pas një hetimi kundër terrorizmit.

Tre burrat, të arrestuar më 3 maj, janë akuzuar për "përfshirje në sjellje që ka të ngjarë të ndihmojë një shërbim të huaj inteligjence", përkatësisht Iranin, midis 14 gushtit 2024 dhe 16 shkurtit 2025, tha Policia Metropolitane e Londrës, në një deklaratë të shtunën, raporton CNN.

Burrat, të moshës 39 - 55 vjeç, janë identifikuar nga policia si: Mostafa Sepahvand, Farhad Javadi Manesh dhe Shapoor Qalehali Khani Noori.

Ata janë akuzuar për përfshirje në mbikëqyrje dhe zbulim, me një burrë të akuzuar me qëllimin e kryerjes së "dhunës së rëndë kundër një personi në Mbretërinë e Bashkuar", përshkruhet në deklaratë.

Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës së Mbretërisë së Bashkuar ngriti akuza ndaj burrave të premten dhe ata u paraqitën në Gjykatën e Magjistraturës së Westminster, të shtunën. Hetimi po drejtohet nga policia britanike e antiterrorizmit. Komandanti Dominic Murphy, nga Komanda Kundër Terrorizmit e Metropolitane, tha se “këto janë akuza jashtëzakonisht të rënda, sipas Aktit të Sigurisë Kombëtare, të cilat kanë ardhur pas një hetimi shumë kompleks dhe me ecuri të shpejtë.”

Një burrë i katërt, 31 vjeç, i cili u arrestua më 9 maj, është liruar për mungesë të fakteve.

Ndërkaq Irani i ka cilësuar arrestimet si “të pajustifikuara” dhe të dielën thirri ambasadorin britanik për shpjegime, raportuan mediat shtetërore të Iranit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota