Tre persona humbën jetën nga përmbytjet në jug të Francës
BKT
Rajoni dhe Bota

Tre persona humbën jetën nga përmbytjet në jug të Francës

Hanife Osmani / RTK

Tre persona humbën tragjikisht në jug të Francës, pas përmbytjeve të papritura dhe të dhunshme që goditën zonën. Reshjet ekstreme e kthyen këtë ngjarje në një krizë rajonale.

Brenda një ore, në Le Lavandou ra mbi 250 mm shi, duke e bërë këtë një nga përmbytjet më intensive të regjistruara ndonjëherë në këtë zonë.

Ujërat e rrëmbyeshëm mbuluan rrugët, ndërprenë energjinë elektrike, dëmtuan infrastrukturën dhe izoluan lagje të tëra. U raportuan dëme serioze në ura dhe rrugë të rëndësishme për transportin lokal.

Shërbimet e emergjencës morën mbi 500 thirrje ndihme. Pjesëtarë të zjarrfikësve, xhandarmërisë dhe njësive të mbrojtjes civile ndërhynë me helikopterë dhe mjete të blinduara për të shpëtuar banorët e bllokuar.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota