Vritet në Spanjë këshilltari i ish-presidentit ukrainas Yanukovych
Bardhyl Bajrami /RTK
Një avokat, ish-deputet dhe ish-këshilltar i presidentit të rrëzuar të ukrainas Viktor Janukoviq, është vrarë mëngjesin e sotëm në afërsi të Madridit në Spanjë. Përgjegjësinë nuk e ka marrë ende askush e nuk dihet as motivi.
Një person 52 vjeç është vrarë në periferi të Madridit, pak kohë pasi i kishte dërguar fëmijët në shkollë. Mediet spanjolle kanë raportuar se i vrari është Andriy Portnov, me profesion avokat, dhe ish-këshilltar i ish-presidentit pro-rus të Ukrainës, Viktor Yanukoviq.
Trupi i tij është gjetur në orën 09:15. Ekipi mjekësor i emergjencës e ka konfirmuar vdekjen e tij ndërsa kanë thënë se kundër tij është shtënë me armë zjarri disa herë.
Sipas burimeve nga Ministria Spanjolle e Sigurisë, viktima është qëlluar në momentin derisa po futejnë veturë ndërsa është qëlluar nga prapa nga disa persona.
Portnov ka qenë deputet dhe zv/kryetar në administratën e presidentit të Ukrainës Viktor Yanukovych, presidentit pro-rus i cili u rrëzua në vitin 2014 pas disa muaj protestash.
Portnov u largua nga Ukraina pas rrëzimit të presidentit Yanukovych, u kthye në vitin 2019 e u largua përsëri ndërsa në vitin 2021 u sanksionua nga Departamenti i Thesarit të SHBA-së. Nga Thesari kanë thënë se Portnov ishte gjerësisht i njohur si një ndërmjetësues nëpër gjykata i cili kishte ndërmarrë hapa për të vënë nën kontroll gjyqësorin dhe për të minuar përpjekjet për reforma.
Portnov ishte sanksionuar edhe nga Bashkimi Evropian por ai kishte sfiduar këtë veprim të BE-së e madje e kishte fituar rastin.
Përgjegjësinë për vrasjen e ish-politikanit ukrainas nuk e ka marrë askush e nuk dihet as për motivin Portnov ishte larguar nga Ukraina pas revolucionit, për t’u rikthyer e larguar përsëri +
Nuk dihen motivet e vrasjes e as përgjegjësinë nuk e ka marrë askush.























