SHBA, vriten dy anëtarë të stafit ambasadës izraelite
BKT
Rajoni dhe Bota

SHBA, vriten dy anëtarë të stafit ambasadës izraelite

V.Th. /RTKLive

Dy punonjës të ambasadës izraelite janë qëlluar për vdekje pranë një muzeu hebre në Uashington DC, sipas Sekretares së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kristi Noem.

Viktimat, një burrë dhe një grua, u qëlluan ndërsa po dilnin nga një aktivitet në Muzeun Hebraik të Kryeqytetit, raporton BBC.

I dyshuari është ndaluar dhe identifikuar nga policia si 30-vjeçari Elias Rodriguez
Policia thotë se ai bërtiti "Palestina e lirë" pasi u mor në paraburgim dhe oficerët do të "hetojnë lidhjet me terrorizëm të mundshëm".

Presidenti amerikan Trump thotë se sulmi është "shumë i trishtueshëm" dhe "i bazuar padyshim në antisemitizëm", ndërsa kryeministri izraelit Netanyahu thotë se siguria do të rritet për përfaqësuesit izraelitë dhe në misionet diplomatike në të gjithë botën.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota