Netanjahu akuzon liderët perëndimor
BKT
Rajoni dhe Bota

Netanjahu akuzon liderët perëndimor

Bardhyl Bajrami / RTK

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu ka akuzuar liderët perëndimor, kryeministrin britanik si dhe liderët e Francës dhe Kanadasë se po duan që Hamasi të mbetet në pushtet në Rripin e Gazës.

Netanjahu gjithashtu ka thënë se këta liderë po qëndrojnë përkrah vrasësve në masë, dhunuesve, vrasësve të foshnjave dhe rrëmbyesve.

I them presidentit Macron, kryemiistrit Carney dhe kryeministrit Starmer, kur vrasësit në masë, dhunuesit, vrasësit e foshnjave dhe rrëmbyesit ju falënderojnë ju , atëherë ju jeni në anën e gabuar të drejtësisë, ka thënë Netanjahu.

Të hënën që lame pas, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Kanadaja dënuan zgjerimin e operacionit ushtarak të Izraelit dhe mohimin e ndihmës humanitare nga ana e Izraelit për civilët në Gazë dhe kërcënuan me veprime konkrete ndaj Izraelit nëse nuk i ndalin veprimet.

Kryeministri britanik ka thënë të jetë I tmerruar nga veprimet e Izraelit derisa situatën në Gazë e ka quajtur të patolerueshme, duke shtuar se vendimi i Izraelit për të lejuar vetëm një sasi të vogël të ndihmës në Gazë është së tepërmi e pamjaftueshme.

Izraeli nisi fushatën ushtarake në Rripin e Gazës si kundërpërgjigje ndaj sulmit të Hamasit në Izrael me 7 tetor 20923 kur vrau rreth 1200 persona ndërsa 251 u morën peng.

Ndërsa sipas Ministrisë së Shëndetësisë, që udhëhiqet nga Hamasi, që nga 7 tetori 2023 në Rripin e Gazës janë vrarë 53 mijë e 762 persona, përfshirë 16 mijë e 500 fëmijë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota