Trump e quan Putinin `të çmendur` pas sulmit rus ndaj Ukrainës
BKT
Rajoni dhe Bota

Trump e quan Putinin `të çmendur` pas sulmit rus ndaj Ukrainës

M.M. /RTKlive

Durimi i Donald Trump me Vladimir Putinin duket se po shteron. "Absolutisht i ÇMENDUR", ishte karakterizimi i tij për presidentin rus në një postim në ‘Truth Social’, të dielën.

Kjo vjen pasi të paktën 12 persona u vranë në sulmet ruse gjatë natës të shtunën, raporton BBC.

Ukraina tha se 367 dronë dhe raketa u qëlluan në vend, duke e bërë atë sulmin më të madh ajror në një natë të vetme që kur Moska nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt 2022.

Sulmet e Rusisë duket se janë ngadalësuar gjatë natës. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes në Moskë thotë se forcat e saj rrëzuan 96 dronë ukrainas.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota