Zelensky: Heshtja amerikane është duke e nxitur Putinin
Luan Qorraj / RTK
Pak pas sulmit më të madh ajror Rus ndaj caqeve në Ukrainë, gjatë së cilit u vënë në shënjestër caqet në 22 lokacione, presidenti i ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se "heshtja e shteteve të bashkuara të Amerikës është duke e nxitur Putinin" duke shtuar se "brutaliteti rus nuk mund të ndalohet pa presion të fortë mbi udhëheqësin ruse"
Besohet se me këtë Zelensky iu referua vendimit amerikan ti mos bashkëngjitët raundit të fundit të sanksioneve ndaj Rusisë, të vendosura nga BE dhe Britania e madhe, si dhe qasjen e përgjithshme të administratës në shtëpinë e bardhë e cila dukët që beson se diplomacia është mënyra për ta ndaluar luftën.
Komentet e Zelensky-t erdhën pasi që forcat Ruse, gjatë një nate, lansuan 367 raketa dhe fluturake pa pilot drejtë rajoneve Ukrainase, edhe pse, sipas Kievit, mbrojtja ajrore rrëzoi 45 raketa dhe 266 fluturake pa pilot, dhjetëra prej tyre arritën deri te caqet disa prej të cilave nuk kanë pasur përdorim ushtarak duke shkaktuar viktima civile, në mesin e tyre gra dhe fëmijë.
Rusia është duke e inetsifikuar fushatën ajrore si dhe operacionet tokësore përkundër thirrjeve ndërkombëtare për armëpushim- madje Kremlini së fundmi ka rritur kërkesat për ta pranuar armëpushimin duke sinjalizuar që Rusia në të vërtetë, nuk është e gatshme të ndalon luftën.























