Shpërthen kaosi gjatë shpërndarjes së ndihmave në Gazë
BKT
Rajoni dhe Bota

Shpërthen kaosi gjatë shpërndarjes së ndihmave në Gazë

Flutura Bekqeli/ RTK

Pas rifillimit të shpërndarjes së ndihmave, ka shpërthyer kaosi në një lokacion në Gazë, ndërsa mijëra palestinezë të dëshpëruar nxituan të merrnin furnizime ushqimore.

Një bllokadë 11-javore izraelite ndaj ndihmës humanitare e ka shtyrë popullsinë e enklavës prej më shumë se 2 milionë palestinezësh drejt urisë dhe drejt një krize humanitare të thelluar, me rifillimin e parë të ndihmave humanitare që rrjedhin në enklavën e rrethuar javën e kaluar.

Videot nga faqja e Fondacionit Humanitar te Gazës treguan turma të mëdha që nxitonin derisa rrëzonin disa nga gardhet.

Të mërkurën, zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thanë se një person ishte qëlluar për vdekje dhe nëntë të tjerë janë plagosur gjatë kaosit, pa dhënë detaje.

Një burim sigurie tha se kontraktorët amerikanë të sigurisë në terren nuk gjuajtën asnjë të shtënë dhe se operacionet do të rifillonin të mërkurën.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se trupat e tyre qëlluan të shtëna paralajmëruese në zonën jashtë kompleksit dhe se situata u vu nën kontroll. Ata mohuan të kishin shtënë në drejtim të vendit.

Fondacioni Humanitar i Gazës tha se ka shpërndarë rreth 8,000 kuti ushqimore deri më tani. Ata thonë se fluksi do të rritet çdo ditë, me synimin për të ofruar ushqim për 1.2 milionë, që i bie rreth ‘60% e popullsisë së Gazës’ deri në fund të javës.

Fondacioni tha po përgatit tre vende shtesë për shpërndarjen e ndihmave, dy prej të cilave janë në Gazën jugore dhe një në Gazën qendrore. Të gjitha vendet në jug janë në një zonë që është nën një urdhër evakuimi masiv te një ditë më parë

Nuk ka vende për shpërndarje në Gazën veriore, një pikë kritike nga shumë ekspertë të ndihmës. OKB-ja ka paralajmëruar më parë se fakti se vendet fillestare ishin vetëm në Gazën jugore dhe qendrore, mund të shihet si inkurajues i qëllimit të deklaruar publikisht të Izraelit për të detyruar "të gjithë popullsinë e Gazës" të largohet nga Gaza veriore, siç e tha ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, në fillim të këtij muaji. Izraeli planifikon të pushtojë 75% të Gazës brenda dy muajve si pjesë e ofensivës së tij të re në territorin e rrethuar, tha një zyrtar ushtarak izraelit për CNN në fillim të kësaj jave.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota