Shtëpia e Bardhë: Izraeli e miratoi propozimin për armëpushim në Gaza
BKT
Foto: Karoline Leavitt / Reuters
Rajoni dhe Bota

Shtëpia e Bardhë: Izraeli e miratoi propozimin për armëpushim në Gaza

RTKlive

Izraeli ka nënshkruar propozimin e fundit të SHBA-së për armëpushim për Gazën përpara se ai t’i dërgohej grupit palestinez Hamas, tha të enjten zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Presidenti Donald Trump dhe i dërguari i posaçëm Steve Witkoff ia dorëzuan propozimin Hamasit pasi Izraeli e miratoi atë, tha ajo.

“Mund të konfirmoj gjithashtu se këto diskutime po vazhdojnë dhe shpresojmë që të arrihet një armëpushim në Gaza në mënyrë që të mund t’i kthejmë të gjithë pengjet në shtëpi”, tha Leavitt në një konferencë për shtyp, raporton Reuters.

E pyetur nëse Hamasi e kishte pranuar propozimin, ajo tha: “Me sa di unë, jo”.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota