22:09 / 29.05.2025
Zjarret shpërthejnë në Kanada, 17000 të evakuuar
M.M./ RTKlive
Zjarret intensive në pyje po përhapen në disa provinca në Kanada. Në provincën e Manitobës, zjarri tani mbulon afërsisht 20.000 hektarë.
Një total prej 17.000 personash janë urdhëruar të evakuohen dhe të mërkurën është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, shkruan CBC kanadeze.
Gjendja e jashtëzakonshme është në fuqi për 30 ditë.
"Ky është evakuimi më i madh që shumica e njerëzve në Manitoba do të kenë parë në jetën e tyre", tha kryeministri i provincës Wab Kinew. Zjarre ka edhe në provincat fqinje.
Në Saskaçevan, njerëzit indigjenë kanë kërkuar që qeveria e shtetit të shpallë gjendje të jashtëzakonshme edhe atje. Një total prej 166 zjarresh po shpërthejnë në Kanada, shkruan BBC.























