Nga 1 korriku në Francë ndalohet pirja e duhanit në vende publike
BKT
Rajoni dhe Bota

Nga 1 korriku në Francë ndalohet pirja e duhanit në vende publike

Bardhyl Bajrami / RTK

Franca i ka shpallur luftë pirjes së duhanit në vendet publike. Nga 1 korriku, pirja e duhanit ndalohet në plazhe, parqe dhe përreth shkollave. Tarracat e bareve dhe kafeneve përjashtohen nga ligji i ri.

“Aty ku ka fëmijë, pirja e duhanit duhet të zhduket”,  ka thënë ministrja e Shëndetësisë.

Tarracat e bareve dhe kafeneve janë vende ku mund të vazhdon të pihet duhani. Ky është një hap i madh i marrë nga qeveria franceze për t’i dhënë fund pirjes së duhanit nëpër vendet publike. Megjithatë, ka qytetarë të shumtë që nuk janë të gëzuar me ligjin e ri.

“Është për të ardhur pak keq por kjo po ndodh për shkak të ndotjes, prandaj duhet të pajtohemi”, ka thënë një qytetare.

Catherine Vautrin, ministrja franceze e Punës, Shëndetësisë dhe Solidaritetit, ka thënë se në Francë vazhdojnë të vdesin nga 200 persona në ditë si pasojë e pirjes së duhanit apo 75 mijë në vit e kjo buxhetit të shtetit i kushton rreth 150 miliardë euro.

Dënimi për shkeljen e ligjit apo pirjen e duhanit në vendet publike secilit do t’i kushtojë 135 euro.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota