Dy të vdekur dhe qindra të arrestuar pas festimeve të PSG-së në Francë
BKT
Foto: EPA
Sport

Dy të vdekur dhe qindra të arrestuar pas festimeve të PSG-së në Francë

N.M. /RTKlive

Dy persona kanë humbur jetën dhe qindra janë arrestuar në mbarë Francën pas festimeve të tifozëve të Paris Saint-Germain (PSG), pas fitores historike të klubit në finalen e Ligës së Kampionëve, njofton Ministria e Brendshme franceze.

Në qytetin jugperëndimor Dax, një 17-vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë në gjoks mbrëmjen e së shtunës, raportojnë mediat lokale.

Ndërkohë, në qendër të Parisit, një 23-vjeçar që po udhëtonte me skuter vdiq pasi u godit nga një automjet, sipas Zyrës së Prokurorit, raporton BBC News.

Festimet e çmendura përfshinë ndezje flakadanësh e fishekzjarrësh, thyerje të strehave të autobusëve dhe djegie makinash, teksa PSG fitoi për herë të parë trofeun më të madh në futbollin evropian për klube.

Policia ka ndërhyrë në shumë qytete për të rikthyer rendin, ndërsa dhjetëra persona kanë përfunduar në ndalim.