Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
BKT
Foto: dpa
Rajoni dhe Bota

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

G.K/RTKlive

Ish-ministrja gjermane e Jashtme, Annalena Baerbock, u zgjodh presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së pas një votimi të zhvilluar të hënën në New York.

Ajo mori 167 vota në një votim sekret, ndërsa kryetari Philemon Yang bëri njoftimin të hënën.

Baerbock ishte kandidati i vetëm dhe shprehu mirënjohjen për zgjedhjen e saj, duke thënë se dëshiron të jetë një "ndërmjetëse e ndershme" për Asamblenë e Përgjithshme, shkruan DW.

Inaugurimi i saj për këtë rol, i cili është kryesisht ceremonijal, pritet të mbahet më 9 shtator, pak para takimit vjetor të Asamblesë. Mandati i saj si presidente do të zgjasë një vit.

Ajo është gruaja e pesta që mban këtë post që nga themelimi i OKB-së para pothuajse 80 vitesh. Të gjitha 193 shtetet anëtare të OKB-së janë të përfaqësuara në Asamble.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota