16:23 / 06.06.2025
Sulmet ajrore izraelite godasin kryeqytetin e Libanit, Bejrutin
M.M./ RTKlive
Izraeli kreu sulme ajrore gjatë natës në periferi të Bejrutit, duke thënë se po shënjestronte objekte të prodhimit të dronëve të Hezbollahut.
Ushtria izraelite ndau një postim në X (ish-Twitter), ku tregonte objektivat e synuara në një hartë së bashku me imazhe satelitore të ndërtesave, raporton BBC.
Një armëpushim ka qenë në fuqi mes Izraelit dhe Hezbollahut për gjashtë muajt e fundit, megjithëse Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë kryer sulme sporadike gjatë kësaj kohe.
Presidenti libanez, Joseph Aoun, i përshkroi sulmet si një "shkelje flagrante të një marrëveshjeje ndërkombëtare", duke theksuar se ndodhën "në prag të një feste të shenjtë fetare Eid al-Adha (Kurban Bajrami)".























