18:43 / 07.06.2025
Gjermani, makina përplaset me turmën, disa të plagosur
M.M./ RTKlive
Një makinë është përplasur me një turmë njerëzish në qytetin Passau, në Gjermaninë jugore, dhe disa persona janë plagosur. Policia ka arrestuar një burrë 48-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 të së shtunës. Pesë persona janë dërguar në spital pas incidentit, shkruan gazeta Passauer Neue Presse. Nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore, raprotojnjë mediet e huaja.
Sipas policisë, gruaja dhe vajza pesëvjeçare e shoferit janë mes të plagosurve.
Policia ka deklaruar se nuk mund të përjashtohet mundësia që burri, i cili u arrestua në vendin e ngjarjes, e ka përplasur makinën qëllimisht mbi turmë.























