Trumpi thotë se marrëdhënia me Muskun ka mbaruar
BKT
Rajoni dhe Bota

Trumpi thotë se marrëdhënia me Muskun ka mbaruar

Sh.Ç /RTKlive

Presidenti i SHBA-së,  Donald Trump, ka thënë se marrëdhënia e tij me ish-këshilltarin Elon Musk  ka mbaruar.

“Do të supozoja se po”, ka theksuar Trump për “NBC News”, kur është pyetur se nëse mendonte se marrëdhënia e tij e ngushtë me miliarderin Musk ka mbaruar. 

Kurse, ai u përgjigj me’ jo’ kur u pyet nëse dëshironte ta rregullonte marrëdhënien e dëmtuar. 

Në intervistë për “NBC News”, Trump ka theksuar se Musk ka qenë shumë mosrespektues. 

“Mendoj se është gjë shumë e keqe, pasi ai ka qenë shumë mosrespektues. Nuk mund të tregosh mosrespekt ndaj zyrës së presidentit”, ka theksuar Trump. 

Trump ka theksuar se do të kishte "pasoja serioze" nëse manjati i teknologjisë Elon Musk financon kandidatët demokratë kundër republikanëve që votojnë në favor të projektligjit gjithëpërfshirës të buxhetit të Partisë Republikane.

"Nëse e bën këtë, do të duhet të paguajë pasojat për këtë", therksoi trump për "NBC News".


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota