Anija me ndihma për në Gaza mbërrin në Portin Ashdod të Izraelit
BKT
Foto| AA|
Rajoni dhe Bota

Anija me ndihma për në Gaza mbërrin në Portin Ashdod të Izraelit

RTKlive

Një anije me ndihma për në Gaza u ankorua në Portin Ashdod të Izraelit të hënën pasi forcat izraelite e kapën atë dhe arrestuan të gjithë aktivistët në bord, tha transmetuesi publik i Izraelit KAN.

Nuk u ndanë detaje rreth gjendjes së aktivistëve në anijen Madleen.

Anija me flamur britanik synonte të thyente një bllokadë shkatërruese të vendosur nga Izraeli në Gaza.

Duke mbajtur një sasi ndihmash, anija u ndalua dhe forcat izraelite zbarkuan në të gjatë natës, para se të arrinte në bregun e Gazës dhe u tërhoq në Portin Ashdod në Izrael, raporton TRT Global.

Ushtarët izraelitë ndaluan 12 persona në bordin e Madleen, përfshirë 11 aktivistë dhe një gazetar, tha Koalicioni i Flotiljes së Lirisë, një OJQ ndërkombëtare e cila organizoi misionin.

Midis tyre janë aktivistja suedeze për klimën Greta Thunberg; anëtarja franko-palestineze e Parlamentit Evropian Rima Hassan; Yasemin Acar nga Gjermania; Baptiste Andre, Pascal Maurieras, Yanis Mhamdi dhe Reva Viard nga Franca; Thiago Avila nga Brazili; Suayb Ordu nga Türkiye; Sergio Toribio nga Spanja; Marco van Rennes nga Holanda; dhe Omar Faiad, një gazetar i Al Jazeera Mubasher, gjithashtu nga Franca.

Ndërkohë Ministria e Jashtme e Izraelit, ka njoftuar se Greta Thunberg është aktualisht në rrugën e saj për në Izrael dhe është shëndoshë e mirë.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota