Rrëzohet aeroplani me 242 udhëtarë, nuk dihet nëse ka të mbijetuar
BKT
Rajoni dhe Bota

Rrëzohet aeroplani me 242 udhëtarë, nuk dihet nëse ka të mbijetuar

Bardhyl Bajrami

(E plotësuar) Një aeroplan me 242 persona është rrëzuar menjëherë pas ngritjes nga aeroporti në Ahmedabad të Indisë. Aeroplani ishte nisur drejt Londrës. Ende nuk dihet nëse ka ndonjë të mbijetuar eventual nga rrëzimi i aeroplanit.

Një aeroplan i udhëtarëve në të cilin ndodheshin, sipas informatave fillestare, 230 udhëtarë dhe 12 anëtarë ekuipazhi është rrëzuar në Ahmedabad të Indisë, në një zonë banimi, pak kohë pas ngritjes.

Aeroplani i përkiste kompanisë Air India ndërsa ishte nisur për në aeroportin Gatrwick të Londrës. Nuk dihet nëse ka ndonjë të mbijetuar eventual apo nëse ka viktima apo të lënduar në zonën ku është rrëzuar aeroplani.

Sipas kompanisë, pronë e së cilës ishte aeroplani, në të ndodheshin 169 shtetas indian, 53 shtetas britanik , një kanadez dhe shtatë shtetas të Portugalisë. Piloti i aeroplanit menjëherë pas ngritjes ka bërë thirrjen emergjente drejt kontrollit të fluturimit ajror por më pas nuk ka pasur përgjigje nga piloti.

Ekipet e zjarrfikësve menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen t’i shuajnë flakët.

Aeroplani ishte i modelit Boeing 787-8 i njohur si Dreamliner. Nuk dihen shkaqet e rrëzimit të aeroplanit mirëpo raportohet se në momentin e rrëzximit të aeroplanit moti ishte I kthjellët me një erë të lehtë që frynte rreth 6km/h.

Rrëzohet aeroplani me mbi 200 pasagjerë në bord në Indi

N.M. /RTKlive

Një aeroplan është rrëzuar pranë aeroportit në Ahmedabad, në Indinë perëndimore, raporton BBC. Bëhet e ditur se avioni po shkonte drejt Mbretërisë së Bashkuar, por kjo nuk është konfirmuar.

Zëdhënësi i aeroportit ndërkombëtar ‘Sardar Vallabhbhai Patel”, në Ahmedabad, ka konfirmuar se aeroporti aktualisht nuk është funksional. “Të gjitha operacionet e fluturimeve janë pezulluar deri në një njoftim të ri”, thuhet në deklaratë.

Si njofton BBC, bëhet fjalë për një avion Boeing 787-8 Dreamliner, i cili u ngrit nga aeroporti i Ahmedabad-it në orën 13:38 me orën lokale, me destinacion London Gatwick.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota