`Ne dinim gjithçka`, Trump flet për sulmet izraelite në Iran
BKT
Foto: Reuters
Rajoni dhe Bota

`Ne dinim gjithçka`, Trump flet për sulmet izraelite në Iran

RTKlive

Pas muajsh lutjesh ndaj Izraelit që të mos sulmonte Iranin ndërsa punonte për një marrëveshje bërthamore, presidenti amerikan Donald Trump i tha Reuters në një intervistë telefonike të premten se ai dhe ekipi i tij kishin ditur që sulmet po vinin — dhe megjithatë shikonin mundësi për një marrëveshje.

“Ne e dinim gjithçka dhe u përpoqa t’i shpëtoja Iranit turpit dhe vdekjes,” tha Trump. “Ata mund të arrijnë akoma një marrëveshje, nuk është vonë.”

Trump kishte kërkuar nga kryeministri izraelit Netanyahu që të vononte sulmin, megjithatë vetë kishte kërcënuar Iranin në rast dështimi të bisedimeve.

Ai mbështeti sulmet izraelite dhe tha se SHBA do mbështesin Izraelin në rast kundërsulmash, duke mos u shqetësuar për luftë rajonale, raporton Reuters.

Sulmet izraelite goditën objektet bërthamore, fabrikat e raketave dhe komandantët ushtarakë të Iranit.

Trump tha se kishte dhënë 60 ditë Iranit për marrëveshje dhe se koha kishte kaluar pa rezultat. Bisedimet e radhës janë planifikuar për të dielën në Oman, por tani janë në dyshim.

Ai shtoi se nuk dihet nëse Irani ende ka program bërthamor pas goditjeve.

Trump foli me Netanyahu dhe mbajti konsultime në Shtëpinë e Bardhë pas sulmeve.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota