13:40 / 18.06.2025
Ali Khamenei refuzon thirrjen e Trump për dorëzim të pakushtëzuar
RTKLive
Ayatollah Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i Iranit, ka refuzuar kategorikisht kërkesën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dorëzimin e pakushtëzuar të Iranit.
Në një deklaratë të lexuar në televizionin shtetëror, Khamenei ka theksuar se as lufta dhe as paqja nuk mund të imponohet ndaj Iranit, raporton Reuters.
Ai paralajmëroi se çdo ndërhyrje ushtarake amerikane do të sjellë pasoja të rënda dhe të pakthyeshme për SHBA-në.























