Trump thotë se e ka inkurajuar Netanyahun të `vazhdojë` fushatën në Iran
BKT
Foto: Reuters
Rajoni dhe Bota

Trump thotë se e ka inkurajuar Netanyahun të `vazhdojë` fushatën në Iran

RTKlive

Presidenti amerikan Donald Trump i ka thënë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të vazhdojë fushatën e tij kundër Iranit.

“Unë i thashë: Vazhdo,” ka deklaruar Trump gjatë një interviste për CNN, duke theksuar se komunikon me Netanyahun çdo ditë. “Ai është një njeri i mirë, po bën shumë.”

Sipas CNN, biseda e fundit mes tyre ka qenë dje, ndërsa Trump po shqyrton mundësinë e mbështetjes së Izraelit në përpjekjet kundër Iranit.

Presidenti amerikan gjithashtu tha se beson se Netanyahu është trajtuar padrejtësisht në vendin e tij, duke iu referuar sfidave ligjore me të cilat përballet në Izrael.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ka ofruar ndihmë shtesë për Izraelin, Trump tha: “Jo. Deri tani, ai ka bërë një punë të mirë. Është trajtuar shumë padrejtësisht. Ai është një president lufte dhe po kalon nëpër këtë marrëzi, që është qesharake.”


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota