Netanyahu zotohet të `largojë` kërcënimin bërthamor të Iranit
BKT
Rajoni dhe Bota

Netanyahu zotohet të `largojë` kërcënimin bërthamor të Iranit

M.M. /RTKlive

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, thotë se Izraeli do ta "largojë" kërcënimin bërthamor nga Irani.

"Deri në fund të këtij operacioni, nuk do të ketë kërcënim bërthamor për Izraelin, as nuk do të ketë kërcënim me raketa balistike", u tha ai gazetarëve në spitalin Soroka, raporton BBCNews.

Netanyahu shtoi se Izraeli tashmë e ka dëmtuar programin bërthamor të Iranit "shumë fuqishëm".

I pyetur nëse dhëheqësi i Iranit, Ajatollah Khamenei, ishte një objektiv i mundshëm, Netanyahu tha se "askush nuk është imun".


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota