SHBA fillon evakuimin e amerikanëve nga Izraeli, nis fluturime ndihmëse
BKT
Foto: AP
Rajoni dhe Bota

SHBA fillon evakuimin e amerikanëve nga Izraeli, nis fluturime ndihmëse

RTKlive

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka filluar fluturimet e ndihmuara për largimin e qytetarëve amerikanë nga Izraeli, ka bërë të ditur Ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, të shtunën përmes një postimi në rrjetin X.

“Nëse jeni shtetas amerikan ose banor i përhershëm ligjor që ndodheni aktualisht në Izrael ose Bregun Perëndimor dhe kërkoni ndihmën e qeverisë amerikane për t’u larguar, ju lutemi plotësoni këtë formular… Nëse e keni plotësuar tashmë formularin për situatë krize, ju lutemi mos e plotësoni sërish”, thuhet në njoftim.

Lajmërimi vjen pasi kishte pasiguri nëse qeveria amerikane do të ndihmonte qytetarët e saj për evakuim. Më 18 qershor, ambasada amerikane në Jeruzalem kishte konfirmuar se po organizonte fluturime evakuimi dhe nisje me anije turistike, por Departamenti i Shtetit më vonë shtoi se “nuk kishte asnjë njoftim për ndihmë për qytetarët privatë amerikanë për t’u larguar në atë kohë.”

Ambasada më pas dërgoi një mesazh për qytetarët e regjistruar në programin STEP, duke njoftuar se “po planifikon skenarë të mundshëm për të ndihmuar me largimin dhe do t’i informojë komunitetin amerikan për çdo informacion shtesë", raporton cbsnews.

Gjithashtu, Departamenti i Shtetit ka ngritur nivelin e këshillës për udhëtim në Izrael në Nivelin 4, duke këshilluar qytetarët amerikanë “të mos udhëtojnë atje për shkak të konfliktit të armatosur, terrorizmit dhe trazirave civile.” Aeroporti Ndërkombëtar Ben Gurion mbetet i mbyllur dhe disa linja ajrore kanë pezulluar fluturimet drejt SHBA-së.

 

                    
                    


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota