Gjysmëhëna e Kuqe iraniane: 11 të lënduar nga sulmet amerikane
BKT
Foto: AFP/Getty Images
Rajoni dhe Bota

Gjysmëhëna e Kuqe iraniane: 11 të lënduar nga sulmet amerikane

RTKlive

Gjysmëhëna e Kuqe në Iran njofton se 11 persona kanë pësuar lëndime të lehta gjatë sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, dhe shtatë prej tyre janë liruar tashmë nga spitali.

Gjithashtu, theksohet se nuk është zbuluar asnjë rrezatim në vendet bërthamore që u goditën nga SHBA, raporton BBC.

Kreu i Gjysmëhënës së Kuqe iraniane, Pirhossein Koulivand, tha se tre punonjës të shpëtimit janë vrarë nga sulme të ndara izraelite në vende të ndryshme në Iran dhe se një helikopter i Gjysmëhënës së Kuqe është goditur.

Ai gjithashtu akuzoi Izraelin për sulme ndaj spitaleve, qendrave mjekësore dhe një shtëpie kujdesi për persona me aftësi të kufizuara.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota