07:26 / 23.06.2025
Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
A.B / RTKlive
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur për regjimin në Teheran, vetëm pak orë pasi anëtarë të administratës së tij ngulën këmbë se sulmet e fundit ndaj Iranit nuk kishin për qëllim të sillnin “ndryshim regjimi”.
"Politikisht nuk është e pranueshme të përdoret termi ‘Ndryshim Regjimi’, por nëse regjimi i tanishëm iranian nuk është në gjendje ta BËJË IRANIN SËRISH MADHËSHTOR, pse të mos ketë një ndryshim regjimi??? MIGA!!!” shkroi Trump në platformën e tij, Truth Social.























