Shtatë të vrarë në Kiev nga sulmi ajror rus
BKT
Rajoni dhe Bota

Shtatë të vrarë në Kiev nga sulmi ajror rus

M.M./ RTKlive

Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe disa janë plagosur në një sulm rus me raketa dhe dronë gjatë natës në rajonin e Kievit, tha ministri i Brendshëm i Ukrainës.

Në një postim në mediat sociale, ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, tha se zonat e banimit, spitalet dhe infrastruktura sportive ishin goditur.

Të paktën gjashtë prej atyre që vdiqën, ishin në një ndërtesë të lartë në kryeqytet, tha kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, duke shtuar se 22 të tjerë ishin plagosur.

Presidenti Volodymyr Zelensky do të udhëtojë për në Londër, të hënën, për bisedime me kryeministrin Keir Starmer mbi mbështetjen ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën.

Në breshërinë e fundit, 352 dronë rusë dhe 16 raketa shënjestruan territorin ukrainas, kryesisht në zonën e Kievit, thonë organet ukrainase.

Rusia ka intensifikuar sulmet e saj ajrore kundër qyteteve ukrainase në javët e fundit, duke dërguar valë të mëdha raketash, dronësh dhe karremesh të dizajnuara për të mposhtur mbrojtjen ajrore ukrainase.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota