19:17 / 23.06.2025
Knut Abraham emërohet nënkryetar i PACE
RTKlive
Politikani gjerman Knut Abraham është zgjedhur nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE).
Abraham po ashtu është emëruar edhe kryetar i delegacionit gjerman në këtë institucion evropian.
Lajmin e bëri të ditur ambasador i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.
“Urime të përzemërta, Knut, për zgjedhjen tënde si Nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), si dhe për emërimin tënd si kryetar i delegacionit gjerman në PACE – delegacioni më i madh në këtë institucion të rëndësishëm”, ka shkruar Ajeti në Facebook.
Knut gjatë epokave të ndryshme ka dëshmuar miqësinë me Kosovën.























