21:16 / 23.06.2025
Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian në Katar
RTKLive
Shtete të ndryshme të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut – përfshirë Egjiptin, Arabinë Saudite, Jordaninë, Bahrejnin, Omanin dhe Autoritetin Palestinez – dënuan ashpër sulmin iranian ndaj një baze amerikane në Katar.
Ato e konsideruan atë si shkelje të sovranitetit të Katarit dhe një rrezik për sigurinë rajonale, duke bërë thirrje për ndalim të përshkallëzimit dhe respektim të ligjit ndërkombëtar, raporton CNN.























