09:58 / 24.06.2025
Kancelari gjerman, përshëndet armëpushimin mes Izraelit e Iranit
A.B / RTKlive
Kancelari gjerman, Friedrich Merz e përshëndeti armëpushimin mes Izraelit e Iranit të martën në mëngjes.
"Nëse ky armëpushim ka sukses pas sulmeve vendimtare të SHBA kundër centraleve bërthamore iraniane ky është një zhvillim shumë i mirë", shkroi ai në X.
Merz apeloi tek Irani dhe Izraeli për amëpushimin dhe tha se kjo do ta bëjë botën më të sigurtë. Ai falënderoi Katarin dhe shtetet në rajon për përmbajtjen e treguar në këto ditë dhe orë dramatike.























