UEFA Women’s EURO 2025 vjen ekskluzivisht në RTK
BKT
Sport

UEFA Women’s EURO 2025 vjen ekskluzivisht në RTK

F.B/RTKLive

Radiotelevizioni i Kosovës do të transmetojë ekskluzivisht Kampionatin Evropian të Femrave në futboll që do të mbahet në Zvicër.

Ky event sportiv nis nga data 2 deri më 27 korrik 2025.

16 kombëtare do të garojnë për titullin më të rëndësishëm evropian në futbollin e femrave, ndërsa RTK do të sjellë emocionet dhe spektaklin e çdo ndeshjeje drejtpërdrejt në ekranin tuaj dhe në RTKlive.com.

Skema e garave:

Faza e grupeve: 2–13 korrik

Çerekfinalet: 16–19 korrik

Gjysmëfinalet: 22–23 korrik

Finalja e madhe: 27 korrik, në Basel

Grupet zyrtare të kampionatit:

Grupi A:

 Zvicra

Norvegjia

Islanda

Finlanda

Grupi B:

Spanja

Portugalia

Belgjika

Italia

Grupi C:

Gjermania

Polonia

Danimarka

Suedia

Grupi D:

Franca

Anglia

Uellsi

Holanda