11:06 / 28.06.2025
Irani mban funeral për udhëheqësit ushtarakë të vrarë në luftë me Izraelin
RTKlive
Në Iran po mbahet një funeral shtetëror për rreth 60 persona, përfshirë komandantë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë, të vrarë gjatë konfliktit 12-ditor me Izraelin.
Arkivolat e mbuluara me flamurin iranian, me portrete të komandantëve të vrarë, ishin të rrethuara nga turma të mëdha pranë Sheshit Enghelab në qendër të Teheranit, raporton BBC.
Konflikti përfundoi me një armëpushim në fillim të kësaj jave, pasi SHBA-ja u përfshi drejtpërdrejt duke bombarduar objekte kyçe bërthamore në Iran.
Ndër të rënët që po varrosen është edhe Mohammad Bagheri, oficeri më i lartë ushtarak në Iran dhe shefi i shtabit të forcave të armatosura iraniane.























