Zyrtare: Mirlind Daku rinovon me Rubin Kazan deri në vitin 2029
F.B/RTKLive
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, nuk do të largohet nga Rubin Kazani.
Klubi rus ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me 27-vjeçarin, i cili ka firmosur një marrëveshje të re 4-vjeçare, e vlefshme deri në verën e vitit 2029.
Sipas mediave ruse, Daku do të përfitojë një pagë të majme prej 2.2 milionë euro në sezon, duke e bërë atë një nga lojtarët më të paguar në skuadër. Përveç kësaj, sulmuesi shqiptar ka marrë edhe një bonus të konsiderueshëm në momentin e nënshkrimit të kontratës.
E reja tjetër në marrëveshjen e re është përfshirja e një klauzole shitjeje, e cila i hap rrugën një transferimi të mundshëm në të ardhmen, nëse do të mbërrijë një ofertë e përshtatshme për të dhe për klubin.
Ky rinovim konfirmon rëndësinë që Rubin Kazani i jep Daku-t, i cili ka qenë një pikë kyçe në repartin ofensiv që prej transferimit të tij në Rusi.























